Miliardat e parasë së krimit “lahen” tek kullat? Kryeministri Rama: Broçkulla, transformuan Tiranën nga katund në metropol

Shqipëria

Miliardat e parasë së krimit “lahen” tek kullat? Kryeministri Rama: Broçkulla, transformuan Tiranën nga katund në metropol

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 10:10
Kreu i qeverisë, Edi Rama

Kreu i qeverisë, Edi Rama është shprehur se ndërtimet në Tiranë po e tranformojnë kryeqytetin nga një katund i madh në një metropol.

Akuzat se në kullat e ndërtuara po lahen paratë e krimit, Rama i ka konsideruar si “broçkulla, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë”.

Pyetje në rrjetet sociale: Eshtë zaptim toke, ku i bënë katet në ajër? Komuniteti rom jeton në çadra

Edi Rama: Ky përshkrim i komunitetit rom është e kaluarës, situata shumë ndryshe nga sa ka qenë. Janë zmadhuar në gjerësi apo lartësi, por jo duke marrë tokë tjetër se nuk i lejon njeri ti marrë.

Këto janë ekonomi, i blejnë shqiptarët. Ato broçkullat me miliardat e parasë së krimit që lahen në këto ndërtime, janë turpe të mëdha për ata që i bëjnë. S’kanë bazë argumenti, s’kanë dokument faktik. Nga ana tjetër një kullë punëson afro 1000 vetë në sistemin e ndërtimit, pastaj sjell të ardhura si taksë mbi pronën, strehim, mjedise biznesi, patjetër punësim për shërbime dhe vizitorë. Kjo varet e gjitha nga cilësia, arkitektura. Koha do jetë zonja e rëndë që do flasë, këto ndërtime që po transformojnë Tiranën nga një katund i madh kaotik si ai gjeta unë në një metropol rajonal, janë ato që po i japin Tiranës identitetin e një kryeqyteti me histori dhe të ardhme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat