Partia e Lirisë i përgjigjet Ramës: Je investitori dhe përfituesi kryesor i kullave pa leje

Shqipëria

Partia e Lirisë i përgjigjet Ramës: Je investitori dhe përfituesi kryesor i kullave pa leje

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 11:07

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në lidhje me përgjegjësinë e tij dhe qeverisë që drejton për ndërtimet dhe kullat pa leje.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi ka akuzuar Ramën si “investitori dhe përfituesi kryesor”.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i PL-së ka publikuar dhe pesë fakte që sipas tij e lidhin Ramën me kullat në Tiranë.

“Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi”, thuhet në postimin e Blushit.

POSTIMI I PLOTE

PESË FAKTE QË DUHEN MBAJTUR MEND PËR KARRIERËN E EDI RAMËS ME KULLAT NË TIRANË.
👉 FAKTI 1⃣: Edi Rama e filloi karrierën në krye të Bashkisë së Tiranës me lejet e ndërtimit sipas parimit “një pallat, një votë”.
👉 FAKTI 2⃣: Edi Rama u pagëzua me nofkën “Mister 20%” pikërisht për shkak të shkak të shumës që fitonte për çdo leje ndërtimi.
👉 FAKTI 3⃣: Dihet botërisht se një ndërtues i ka vendosur pistoletën tek gjuri Edi Ramës për shkak të prishjes së pazareve për lejet e ndërtimit në Tiranë.
👉 FAKTI 4⃣: Në vitin 2014, OSBE e akuzoi Edi Ramën se ka një pasuri të paligjshme 200 milion euro të krijuar kryesisht nga lejet e ndërtimit në Tiranë.
👉 FAKTI 5⃣: Përgjimet e Antimafias Italiane nxorrën zbuluar Edi Ramën dhe Larvën e tij në krye të Bashkisë së Tiranës, si autorët e betonizimit të kryeqytetit, duke e shndërruar në lavatriçen e pastrimit të parave nëpërmjet kullave, që qelben era mafie.
📌 Edi Rama nuk është “faturino” që të përfitojë qindarka nga ndërtimet me dhe pa leje në Tiranë.
Ai është investitori dhe përfituesi kryesor!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat