Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainën

Shqipëria

Mediat ndërkombëtare: Kolumbianet trajnojnë shqiptarët për të prodhuar kokainën

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Mediat belge kanë zbuluar një fenomen tjetër lidhur me përfshirjen e shqiptarëve në trafikun e kokainës me vendet e Amerikës Latine.

Në një shkrim te “L’Echo” lidhur me kriminalitetin në Belgjikë, mes të tjerash citohet:

“Në portin e Antwerpen, është trafiku i kokainës ai që ka shpërthyer, me konfiskimet që janë rritur në mënyrë eksponenciale, shumëzuar me 14 në tetë vjet, për të arritur shifrën marramendëse prej 89,450 tonësh në 2021, konfiskim rekord që rezulton veçanërisht nga hetimet në lidhje me enkriptimin e Sky ECC. Këto shifra janë pasojë e evolucionit të trafikut botëror të kokainës dhe mbiprodhimit që rezulton nga tregu kolumbian, vendi kryesor i prodhimit të gjetheve të kokainës. Droga prodhohet në Kolumbi dhe arrin në Antwerp në kontejnerë nga Ekuadori ose Brazili. Më parë arrinte ‘gati për t’u përdorur’, por tani arrin ‘i shkrirë’ në materiale, të tilla si pllaka për shembull, për të siguruar linjën e furnizimit. Laboratorët e nxjerrjes janë projektuar në Evropë nga organizata belge që bëjnë porosi në Kolumbi dhe menaxhojnë nxjerrjen dhe shpërndarjen këtu. Një fenomen i kohëve të fundit që ne shohim: “kolumbianët ofrojnë një ‘shërbim pas shitjes’ dhe dërgojnë kimistët e tyre këtu për të trajnuar ‘punonjësit’ vendas”, thekson një burim i njohur me këtë çështje.

Ky është rasti i laboratorit të Strée, një qytezë në Hainaut, ku kolumbianët trajnuan shqiptarët në bazat e kimisë, në emër të një organizate belgo-holandeze, për të transformuar pastën koka dhe bazën e kokainës në hidroklorur kokaine. I kontrolluar në mars 2021, laboratori u çmontua. Kjo dosje, e trajtuar nga prokuroria federale dhe me nofkën Pharmaceutica nga hetuesit e PJF të Lièges, pritet të përfundojë së shpejti dhe duhet të mbërrijë në gjykatën penale për një seancë hyrëse në fillim të vitit 2023.

Shkrimi citon gjithashtu se: “Sot, joshja e fitimit është e tillë që krimi vendas është kthyer në trafik, ndërkohë që prania e portit të Antwerp-it ka tërhequr në vend familje të mëdha marokene, shqiptare dhe suriname, madje edhe të Amerikës së Jugut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat