Shoferi humb kontrollin, autobusi përplaset me mbrojtësen metalike dhe përfundon në kanal!

Shqipëria

Shoferi humb kontrollin, autobusi përplaset me mbrojtësen metalike dhe përfundon në kanal!

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 13:32
Foto ilustrim

Një autobus ka dalë nga rruga në Kukës dhe ka përfunduar në kanal. Policia bën me dije se shkak është bërë humbja e kontrollit nga ana e shoferit G. D., 58 vjeç i cili është vënë nën hetim në gjendje të lirë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy pasagjerët që ndodheshin në autobus, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Nga shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të autostradës “Tuneli i Kalimashit-Morinë”, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin G. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin autobus, tip “Benz”, 58-vjeçari ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me mbrojtesën metalike dhe ka përfunduar në kanal.

Për pasojë, janë dëmtuar lehtë pasagjerët, shtetasit E. H., 36  vjeçe, banuese në Metvegjë, Serbi dhe L. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat