Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Shqipëria

Rikthehen temperaturat e larta, parashikimi i motit për javën

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 17:41
Ilustrim

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, java e ardhshme në vend do të dominohet nga prania e rrymave ajrore të qëndrueshme. Këto do të sjellin mot me diell e vranësira kryesisht shtresore të larta. Karakteristikë do të jetë prania e mjegullinës së mëngjesit në shumë lugina.

Ditën e hënë në verilindje e lindje të vendit do të krijohen kushtet për reshje të përkohshme shiu.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë dhe mesatare në bregdet duke u pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat gjatë javës parashikohen të luhaten si në figurë.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat