Eksperti Tola: Një vend në alarm të kuq për pastrim parash nuk mund të bëjë amnisti

Shqipëria

Eksperti Tola: Një vend në alarm të kuq për pastrim parash nuk mund të bëjë amnisti

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:30
Igli Tola

“Një vend që është në alarm të kuq për pastrim parash nuk mund të bëjë amnisti!.”

Kështu u shpreh në një  intervistë për RTV ORA, eksperti i ekonomisë, Igli Tola.

Tola thotë se amnistitë në përgjithësi kanë benefite në afatshkurtër.

Igli Tola: Amnistitë në përgjithësi kanë benefite në afatshkurtër, në terma afatmesëm dhe afatgjatë lë gjurmë të thella në ekonominë e vendit. Problem pjesa psikologjike bëhet dekurajimi i bizneseve, dhe thonë pse të mos bëj dhe unë të njëjtën gjë dhe pas disa vitesh të legalizohem. Efekt tjetër i rëndë është i lidhur me dëmtimin e konkurrencës së lirë. Ardhja e operatorëve që legalizojnë paranë e paligjshme bëjnë që operatorët në të drejtë të dalin jashtë lojës.

Sipas tij amnistia është shpresa e fundit për të dalë nga situatë krizash.

Igli Tola: Amnistia është shpresa e fundit për të dalë nga situatë krizash. Ka më shumë alternativa të cilat në ekonomi mund të përdoreshin. Po vuajmë probleme për tregjet. Një treg i parregulluar nuk ka kushtet minimale për një amnisti. Së pari duhet të sigurohej tregu, të rregulloheshin instancat ligjore dhe të vendoset viti zero. Por ne nuk kemi asnjë garanci që vitin e ardhshëm do të fillojmë me rregulla të rinj. Një vend që është në alarm të kuq për pastrim parash nuk mund të bëjë amnisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat