Kredi pa interes, a ja vlen? Isaji: Institucionet financiare kanë normat më të larta në treg

Shqipëria

Kredi pa interes, a ja vlen? Isaji: Institucionet financiare kanë normat më të larta në treg

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 18:39
Brunilda Isai

Pandemia dhe më pas rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë janë shoqëruar me një rritje të ofertës për kredi të vogla nga institucionet financiare.

Kjo ofertë shënohet me lajmërime se borxhi ofrohet me normë interesi zero për qind për individët duke dalë jashtë logjikës financiare.

Brunilda Isai eksperte e mikrofinancës tregon se mikrokreditë ndonëse ndjekin të njëjtën mënyrë operimi si bankat kanë normë interesi shumë herë më të lartë.

“Në institucionet e mikrokredisë,  thën me fjalë të thjeshta marrin kredi për të dhënë kredi. I ofrojnë kredi një pjese më të madhe qytetarësh. Një vlerë absolute e shumës së interesit pjesëtuar për për një vlerë shumë të ulët të kredisë prodhon  një përqindje të lartë pavarësisht s kostot operacionale janë te njëjta.”

Për të minimizuar këto vlera të larta penalitetesh si pasojë e normës së interesit Isai këshillon qytetarët që të bëjnë riskedulim për të shlyer detyrimin.

“Problematika qëndron kur huamarrësit nuk paguajnë detyrimet e tyre në kohë sepse normat e larta prodhojnë dhe penalitete të larta. Një këshillë për qytetarët do të ishte që në rast se ata shohin që nuk i shërbejnë detyrimet e kredisë në kohë ti drejtohen institucioneve financiare dhe të bashkëpunojnë me ta për një skedua të riparimit që të mos jenë subjekt i penaliteteve që shtojnë detyrimet e tyre.”

Si pasojë e krizës por jo vetëm kërkesa e qytetarëve vjen në rritje për kredi me vlera të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat