Java nis me diell, por çfarë sjell pasditja e sotme

Shqipëria

Java nis me diell, por çfarë sjell pasditja e sotme

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 07:33
Ilustrim

Vijon të jetë vendi ynë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme gjatë orëve të para të ditës në një pjesë të mirë të territorit, POR pasditja sjell kalime të lehta të vranësirave.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat