Magjistratët e rinj marrin një këshillë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim

Shqipëria

Magjistratët e rinj marrin një këshillë nga ambasadorja amerikane Yuri Kim

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 15:23
Yuri Kim

Kur bëhet fjalë se kush janë ata që mund ta ndryshojnë për mirë Shqipërinë, amerikanët nuk kanë ndonjë dilemë.

Nuk është politika, janë gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm dhe ndërgjegjja e tyre, por edhe magjistratët e rinj

 “Po mendoja se çfarë bëjmë ne çdo mëngjes, shpresoj të shiheni çdo mëngjes në pasqyrë para se të shkoni në punë dhe ti thoni vetes unë do të jem pjesë e arsyes përse Shqipëria do të bëhet më e mirë. Ju përgëzoj, kurrë mos u dorëzoni”- tha Kim

Me vonesat e vettingut  dhe rezultate që kanë vënë nën test SPAKUN  dhe me një besim ende te parikuperuar te njerëzit e drejtësisë , amerikanët e kanë të qartë objektivin se ku duan të arrijnë

 “Sfidat me të cilat po përballemi tani janë të ndryshme nga ç’ka jemi përballur në të kaluarën. Të gjithë ne duhet të përmirësohemi e të ndryshojmë duke u modernizuar e përshtatur. Edhe shkolla e magjistraturës do ta bëje këtë.”- tha Kim

Reforma në drejtësi qoftë këtu apo në institucione të tjera duhet të ketë sukses për të mirën e shqiptarëve dhe të ardhmen e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat