"600 mijë euro shërbime çlodhjeje"/ Tedi Blushi bën denoncimin për këtë ministri

Shqipëria

"600 mijë euro shërbime çlodhjeje"/ Tedi Blushi bën denoncimin për këtë ministri

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 14:11
Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi denoncoi në studion e Euronews Albania se Ministria e Mbrojtjes pritet të shpenzojë 600 mijë euro për shërbime çlodhjeje për strukturat në varësi.

“Skandali qëndron se në këtë kohë krize. Qeveria po vazhdon të bëjë shpenzimet e luksit, me tenderin e fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me një shërbim për aktivitet çlodhjeje për strukturat në varësi të ministrisë. Në këtë periudhë krize, ministri Peleshi ka ndërmend të shpenzojë 600 mijë për shërbime çlodhjeje. Kjo nuk ka logjikë”, u shpreh ai.

Blushi nënvizoi se tenderët fitohen nga klientë të qeverisë dhe se fituesi i tenderit të ministrisë së Mbrojtjes do të jetë një mik i Niko Peleshit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat