Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 42-vjeçari

Shqipëria

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, ndërron jetë 42-vjeçari

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri.

Shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë, në vendin e quajtur Fushë-Verri, shtetasi E. N., 42 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasi E. N, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat