Akuzohet se çoi bashkëshorten drejt vetëvrasjes, Gjykata refuzon kërkesën për lirim të 56-vjeçarit, e lë në burg

Shqipëria

Akuzohet se çoi bashkëshorten drejt vetëvrasjes, Gjykata refuzon kërkesën për lirim të 56-vjeçarit, e lë në burg

Më: 4 tetor 2022 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Shefqet Likën, 56-vjeçari i cili akuzohet se çoi bashkëshorten drejt vetëvrasjes.

Gjykata e Tiranës kishte vendosur masës së sigurimit “arrest në burg” ndaj tij më 8 shtator, por 56-vjeçari apeloi vendimin duke kërkuar që ndaj tij të vendosje masa “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykata e Tiranës së Tiranës, për 56-vjeçari i cili është nën hetim, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Ai akuzohet se ka fshehur vetëvrasjen e bashkëshortes së tij, ndaj së cilës ushtronte dhunë të vazhdueshme, duke e raportuar si vdekje natyrale. Ka qenë vëllai i viktimës që ka ngritur dyshimet dhe ka denoncuar ngjarjen në polici, duke çuar në zbulimin e të vërtetës rreth vdekjes së motrës së tij.

“E gjeta gruan të vetëvarur. Kisha frikë ta denoncoja rastin jo vetëm në Polici, por edhe te familja e saj”, ka deklaruar Shefqet Lika.

 

Vendimi i Gjykatës së Apelit:

Në datën 05.09.2022, rreth orës 07:30, në Komisariatin e Policisë nr. 5 Tiranë, është paraqitur shtetasi me iniciale S.B, i cili ka kallëzuar se ka dyshime në lidhje me vdekjen e motrës së tij, ndaj bashkëshortit të saj me iniciale SH.L, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim SH.L, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, të parashikuara nga nenet 99  dhe 301  të  Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1862 Regj.Them, datë 08.09.2022, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:

Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim L.

Caktimin si mase sigurimi personal ndaj shtetasit SH.L, ate të “arrestit ne burg”, te parashikuar nga Neni 238 I K. Pr. Penale.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim SH.L, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, caktimin e masës së sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Relatore Gjyqtare znj. Elona Toro, me vendimin nr, 856 datë 04.10.2022 vendosi:

-Miratimin e vendimit 1862 Akti, datë 08.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat