A duhet ti zgjatet mandati Arben Krajës si drejtues i SPAK?

Shqipëria

A duhet ti zgjatet mandati Arben Krajës si drejtues i SPAK?

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 00:16
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi nuk e ka një përgjigje të qartë nëse i duhet zgjatur apo jo mandati kreut të SPAK, Arben Kraja, por thotë se prokurorëve të SPAK u duhet dhënë garanci për jetën.

Kryemadhi: Qeveritarët janë kone që bëjnë ham-ham, nuk të bëjnë asgjë as rrezikojnë jetën. Me politikën përballja e prokurorëve të SPAK është publike. Por për garancinë e jetës së tyre është me krimin e organizuar, atyre u duhet ndonjë garanci.  Ose duke u zgjatur mandatin. Një prokurori të SPAK duhet ti garantosh jetën. Kemi parë prokurorë që kanë arrestuar kriminelë që janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe sot janë në rrugë të madhe, edhe gjyqtarë. I kanë hedhur se kanë një shishe ujë të padeklaruar. Ata që u kanë bërë vettingun dolën se ishin problematikë vetë.

Në "Ora e Betit" ajo thotë se sistemi i drejtësisë është shumë i rëndësishëm në jetën politike dhe ekononomike të një vendi demokratik.

Sa i takon dosjeve stok, Krymeadhi thotë se Kraja edhe nëse nuk do jetë kryetar, vazhdon të jetë prokuror në SPAK.

Kryemadhi: Edhe po iku si kryetar Kraja vazhdobn të jetë prokuror. Do ta ndjekë procesin e dosjeve të veta. Çështja e drejtuesit të SPAK është më shumë çështje administrative.Kush do të veprojë vepron. Çështja është garancia që u duhet dhënë që të ecin drejt dhe të mos përdoren politikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat