U akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinajn, jepet dënimi për tre të pandehurit (detaje nga dosja hetimore)

Shqipëria

U akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinajn, jepet dënimi për tre të pandehurit (detaje nga dosja hetimore)

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 14:08
Ervis Martinaj

Tre persona janë dënuar pasi u akuzuan se po krijonin kushte për të vrarë Ervis Martinaj.

Sipas gazetares Klodiana Lala, janë dënuar të pandehurit Ardjan Ahmeti, Dejvison Serjani dhe e fejuara e këtij të fundit.

Plani për eliminimin e Martinajt ishte bërë në 2019-ën.

PJESË NGA DOSJA HETIMORE

Nga aktet e ndodhura në fashikullin e prokurorit rezulton se: Shtetasi Dejvison Serjani është i fejuar me shtetasen N.Sh. Kjo e fundit ka punuar në një agjenci udhëtimesh në rrugën ?Myslym Shyri? ku shiste bileta udhëtimesh, paketa turistike, akomodime në hotele jashtë vendit, etj.

Shtetasi Dejvison Serjani ka kushëri të parë shtetasin Daut Elmazi (djalë daje). Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Ardjan Ahmeti dhe shtetasi Daut Elmazi njihen dhe janë kushërinj. Po sipas akteve dhe deklarimeve, ka rezultuar që të tre të pandehurit kanë njohje me njëri-tjetrin kryesisht njohje e siguruar nëpërmjet shtetasit Daut Elmazi si kontakt i përbashkët. Nga deklarimet e shtetases N.Sh., ka rezultuar që prej shtetasit Daut Elmazi, ajo dhe i fejuari i saj Dejvisoni kanè krijuar kontakte me shtetasit Leonard Duka dhe

Fatmir Hyseni (njohur me pseudonimin ?Doge? ?apo ?Dogja?. Këta dy shtetas kanë pasur në plan eliminimin fizik të shtetasit Ervis Martinaj dhe për organizimin e vrasjes ju është dashur informacion prej të pandehurve lidhur me lëvizjet e objektivit Martinaj jashtë vendit.

Në deklarime, e pandehura ka pranuar që në këmbim të informacioneve do të përfitonin shpërblim në para. Rezulton se në dy raste është dhënë informacion prej të pandehurve Serjani dhe vajza lidhur me planet e udhëtimit të objektivit Martinaj.

Nje herë informacioni i është përcjellë shtetasit Fatmir Hyseni (për një futurim të objektivit Martinaj me itinerar Prishtinë-Stamboll-Dubai), ndërsa herën tjetër informacioni i është përejellë shtetasit Leonard Duka (për një fluturim të objektivit Martina me itinerar Athinë-Stamboll-Valencia). Sipas deklarimeve të N.Sh, shtetasi Leonard Duka i ka paguar asaj dhe Dejvison Serjanit shumën prej 30,000 (tridhjetë mijë) eurosh.

Lidhur me aktivitetin e shtetasit Ardjan Ahmeti, ky shtetas ka punuar pranë Dreitorisë Vendore të Policisë Durrës si dhe pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si specialist IT për periudhën 2015-2019.

Ka rezultuar sipas deklarimeve të tij që Daut Elmazi e ka lidhur me shtetasin Fatmir Hyseni. Dauti i ka kërkuar Ardjanit që të prezantohet te Fatmir Hyseni si punonjës policie dhe ti thotë që ai po siguron informacione lidhur me lëvizjet jashtë territorit të Shqipërisë të shtetasit Ervis Martinaj.

Dauti i ka premtuar edhe shpërblim në para për këta shërbim. Në këtë kuadër, shtetasi Ardjan Ahmeti është takuar me shtetasin Fatmir Hyseni dhe i ka komunikuar sipas porosisë së Dautit.

Shtetasi Fatmir Hyseni i ka oftuar para duke treguar një qese të ndodhur në makinën e tij brenda së cilës kishte kartmonedha Euro. Sipas deklarimeve të tij, Ardjan Ahmeti nuk ka pranuar që të marrë paratë. Nga deklarimet e shtetasit Ardjan Ahmeti rezulton se Dauti i ka thënë sa më siper duke dashur që të ?shesë? informacionin si të besuar te Fatmir Hyseni dhe duke e përdorur kushëririn e tij Ardjan Ahmeti si punonjës policie dhe si burim i besueshëm informacioni.

Nga takimi që ka pasur me Fatmir Hysenin, Ardjan Ahmeti ka marrë një telefon celular ?Enkro?.

Sipas deklarimeve, Ardjan Ahmetit i është komunikuar prej Daut Elmazit se informacionet lidhur me lëvizjet e Ervis Martinajt po siguroheshin prej N.Sh dhe Dejvison Serjanit.

Nga transkriptet e përgjimeve telefonike n. 1316 datë 15.06.2019 dhe n. 1319 datë 15.06.2019 rezultojnë edhe konfimimet e deklarimeve të shtetasve Dejvison Serjani, N.Sh dhe Ardjan Ahmeti. Ndërkohë që në kuadër të këtij procedimi, është kërkuar ndihmë nëpërmjet letërporosive nga ana e autoriteteve turke për të konfirmuar fluturimet dhe akomodimin për shtetasit Ervis Martinaj, Leonard Duka, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Igli Memaj, Gentjan Dautaj (Zoto). Nga kthim-përgjigjet e administruara në fashikull rezulton që këta shtetas kanë udhëtuar në të njëjtat data respektive kur supozohet që të realizohej atentati që po planifikohej. Edhe akomodimi i tyre rezulton në të njëjtin vend

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat