Rama: Gjatë pandemisë u lamë jashtë Evropës, kontrabanduam vaksina nga Italia

Shqipëria

Rama: Gjatë pandemisë u lamë jashtë Evropës, kontrabanduam vaksina nga Italia

Më: 9 tetor 2022 Në ora: 23:13
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Shqipëria u la jashtë ndihmës së Evropës gjatë pandemisë COVID-19, duke treguar se gjatë periudhës së vështirë për vaksina ka arritur të marrë doza nga Italia.

“Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”, tha Rama.

“Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin si peshku pa ujë, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pfizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt. Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze.

Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pfizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat