Peng i katovicës!

Shqipëria

Peng i katovicës!

Nga: Edlira Devolli Leka Më: 22 tetor 2022 Në ora: 12:51
Edlira Devolli Leka

Fjala " peng" sot e ka kuptimin më të madh.

Fenomeni i pengëmarrjes së opozitës nga ish sigurimi i shtetit sot po merr fund.

Të hapen dosjet! Të gjitha dosjet e ish sigurimit të shtetit!

32 vite pluralizëm i lanë bashkë, bashkëvuajtës e bashkëfajtor.

Disa frikësohen se do përçahemi me këtë ligj. Ne të ndarë e të përçarë jemi. Të ndarë jemi sepse ne që vijmë nga familjet e përndjekura, ne nuk i kemi thurur kurr kulte individit dhe si pasojë nuk kemi marr asnjëherë atë që kemi merituar.

Tashmë ne vazhdojmë "luftën" me të shkuarën komuniste, me dosjet me ish sigurimin e shtetit, me ish spiunat.

Ne nuk jemi peng i katovicës. Ne jemi ëndërrimtar të demokracisë funksionale.

Por nëse konsiderohet përçarje dhe ndarje sepse ky ligj do largojë ish sigurimsat që u infiltruan në radhët tona, ashtu qoftë!

Do jemi më të pakët në numër?

Absolutisht jo!

Të gjithë ata që nuk kanë arritur të evidentohen dhe të spikasin sepse ish sigurimi dhe spiunat u kishin zënë vendin dhe dritën, mirë se të vijnë në PD e pastër dhe të vlerave, në PD antikomuniste.

PD nuk e përçan ky ligj. 

PD ka vetëm një përçarës, Sali Berishën, i cili për interesat e tij dhe të Ilir Metajt me shokë shkeli për 32 vite mbi gjakun, torturat dhe vuajtjet e ish të përndjekurve, duke i përndjekur psikologjikisht, pasi të trokasësh në zyrë shteti e të gjesh ish hetuesin tënd është përndjekia dhe dhunimi më i madh që mund ti bëhet një klase shoqërore.

Sot ne kemi peng të Katovicës Sali Berishën. Askush nuk di të thotë si e kur ndodhi Katovica, po dhe nëse nuk ka ndodhur, modeli "Katovicë" qoftë dhe i sajuar i rri fiks tranzicionit shqiptar dhe atyre që e komanduan e vazhdojnë ta komandojnë këtë tranzicion të pafundëm.

Sot peng mbeten vetëm ata që nuk gjejnë forcë të lexojnë të vërtetën dhe të braktisin Sali Berishën që i jep frymë Edvinit dhe shpresë lir Metajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat