Ndarja territoriale/ Bylykbashi: Kryeministri shkel të drejta që në 2014-ën nuk mendoheshin!

Shqipëria

Ndarja territoriale/ Bylykbashi: Kryeministri shkel të drejta që në 2014-ën nuk mendoheshin!

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se reformat e mëdha, siç është ajo e ndarjes territoriale, duhen patjetër të bëhen me konsensus.

Pas rrëzimit të propozimit të PD-së, Bylykbashi tha se demokratët e bënë propozimin e tyre, ndërsa tani pritet të dëgjohet retorika boshe e PS-së.

Sipas deputetit demokrat, kryeministri Rama sot me këtë ndarje territoriale, shkel të drejtat e qytetarëve që në 2014-ën nuk mendoheshin.

I ftuar në News24, Bylykbashi u shpreh se sot nuk ka kryebashkiakë, por vetëm kryetarë të emëruar.

Bylykbashi: Në 60 bashki janë drejtues të emëruar, nuk kemi kryetarë bashkish. Ne kemi propozuar të ketë bashki që kanë edhe karakter rural dhe jo të jetë patjetër në qendër.

Në propozimin e bëmë. Mbetet për tu parë retorika boshe e PS. Reformat e mëdha bëhen me konsensus dhe jo për t’ia hedhur palës kundërshtare. Qasja e këtij lloji është ‘unë e marr të gjithë pushtetin’. Çfarë interesi kanë qytetarët, kur pushteti bëhet autokrat. Kryeministri shkel të drejta që në 2014 nuk mendoheshin. Asgjë që projektohet drejt bllokimit nuk është ajo që duhet dhe asgjë që nuk respekton votën nuk është e shëndetshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat