Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: S’ka konsultime me ne, do t’i çojmë deri për ndjekje penale

Shqipëria

Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: S’ka konsultime me ne, do t’i çojmë deri për ndjekje penale

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:40
Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës: S’ka konsultime me ne, do t’i çojmë deri për ndjekje penale

Banorët e Bërxullës janë mbledhur para Bashkisë Vorë, të cilës i kërkojnë shpjegime për projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Sipas tyre, projekti nuk është konsultuar me banorët dhe kompania nuk kanë asnjë të drejtë të vijojë punën në terren.

Banorët thonë se në dokumentet e bashkisë del që është bërë konsultimi publik, por kjo shtojnë ata nuk është e vërtetë.

Ka asnjë lloj njoftimi. Kemi paraqit shkresa dhe ankesa, që në momentin e parë kur kanë vënë piketat nëpër tokat tona, por ne nuk kemi marrë asnjë reagim. Sipas tyre, del që është bërë konsultimi me banorët. Të dalë bashkia dhe të japë një shpjegim se kur është bërë ky konsultim publik me banorët. Ne i kërkojmë shpjegimet se kush e ka bërë këtë. Ku i morën ata të dhëna se ne kemi qenë dakord që të vijojë projekti. Të gjithë këto struktura nuk dalim për të dhënë një sqarim. Në do t’i çojmë deri për ndjekje penale.”, thonë banorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat