Gara për Tiranën, një tjetër demokrate zyrtarizon kandidaturën në primare

Shqipëria

Gara për Tiranën, një tjetër demokrate zyrtarizon kandidaturën në primare

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:41
PD

Avokatja Adriana Kalaja është demokratja e katërt që do të futet në primaret e Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

PD ka njoftuar se Kalaja do të zyrtarizojë kandidaturën ditën e sotme. “Në orën 11.15 Avokatja Adriana Kalaja do të prezantojë kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës”, ka njoftuar PD.

Deri më tani në garë kanë zyrtarizur kandidaturën e tyre për Tiranën Belind Këlliçi, Gert Bogdani dhe Ilir Alimehmeti.

Afati i fundit për të dorëzuar kandidaturën për primare për Bashkinë e Tiranës është data 6 Nëntor, ora 20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat