Porositësit kërkuan vrasjen e gjithë familjes së Ardit Spahiut, arrestohet në Dubai një prej ekzekutorëve të 38-vjeçarit në Belgjikë

Shqipëria

Porositësit kërkuan vrasjen e gjithë familjes së Ardit Spahiut, arrestohet në Dubai një prej ekzekutorëve të 38-vjeçarit në Belgjikë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:54
Ardit Saphiu

Vrasësi i shqiptarit Ardit Saphiu, i vrarë në Molenbeek në vitin 2020, është kapur në Dubai. Sipas mediave belge, është kërkuar ekstradimi i tij në vend.

38-vjeçari  u qëllua në Condorlaan më 27 nëntor 2020 sapo doli jashtë një kafeneje.

Tre autorët u larguan dhe më pas njëri prej tyre u kthye duke qëlluar edhe 7 plumba të tjerë në drejtim të viktimës.

Ngjarja konsiderohet si larje hesapesh mes dy klaneve të drogës. Vjedhja e sasie të madhe kokaine dyshohet se është arsyeja e vrasjes së Spahiut. Në fakt porositësit e krimit kishin kërkuar që të vritej e gjithë familja e Safiut, sipas hetimeve të deritanishme.

Një prej autorëve të dyshuar është arrestuar në Dubai dhe Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij.

Viktima Spahiu ndodhej ilegalisht në Belgjikë dhe ishte nga Elbasani.

Vetë Spahiu ishte i dyshuar për vrasjen e një 52-vjeçari në vitin 2010. Edhe kunati i Spahiut mësohet se ka kryer dy vrasje dhe tani ndodhet në burg.

Autori është me të vërtetë një anëtar i klanit rival. Nuk dihet se kur do të ekstradohet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat