“Lartësi dallge deri 2.2 metra”/ Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi në Vlorë!

Shqipëria

“Lartësi dallge deri 2.2 metra”/ Përkeqësimi i motit, ndalohet lundrimi në Vlorë!

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Lundrimi i anijeve të vogla dhe anijeve të peshkimi është ndaluar në Gjirin e Vlorës për datat 4 deri 5 nëntor.

Shkak për këtë kufizim është bërë moti i keq, ndërsa përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar do të vihet re mbas orës 18:00 të ditës së nesërme.

Njoftimi:

1.Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e0 Vlorës dhe jashtë saj për datat 04 deri 05 Nëntor 2022 në drejtimin Jug-JugLindje dhe Jug-Jugperëndim në forcën 4-5bft, 0.50-1.00m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 6-7bft deri 8bft 10-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri 2.20 metra.

2. ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE-NISJES E TË GJITHA MJETEVE TË VOGLA LUNDRUESE , ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA KANË MARË MASA PËR SIGURIMIN E TYRE.

4. Njoftohen të gjitha drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 04 deri 05 Nëntor 2022.

5. Përmisimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 18:00 të datës 05 Nëntor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat