Protesta e pedagogëve: Nëse nuk plotësohen kërkesat, nuk do të hyjmë në provimet e sezonit në shkurt!

Shqipëria

Protesta e pedagogëve: Nëse nuk plotësohen kërkesat, nuk do të hyjmë në provimet e sezonit në shkurt!

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:51
Protesta e pedagogëve

Pedagogët janë mbledhur këtë të martë përballë Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestës së tyre për rritje pagash dhe disa kërkesa të tjera.

Kërkesa kryesore e pedagogëve është rritja e pagave me 50%.

Pedagogët thonë se i japin kohë deri në fund të janarit ose fillim të shkurtit qeverisë. “Nëse kërkesat tona nuk plotësohen, nuk do të hyjmë në provimet e sezonit”, thotë një pedagog.

Viti i ri akademik nisi me bojkotin e pedagogëve të universiteteve publike, të cilët paraqitën si kërkesë kryesore rritjen e pagave.

Që prej asaj dite kanë vijuar paraqitjen e kërkesave të tyre, ku më pas u shoqërua me thirrje për protesta kombëtare.

Qeveria ra dakort për një rritje me 15 % të pagës, ku vetëm 7 % do të paguhej nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër nga universitetet përkatëse. Pedagogët nuk ranë dakord me këtë vendim dhe vendosën të vazhdonin bojkotin e mësimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat