“Ata na kanë mbajtur gjallë”, Spartak Ngjela tregon realitetin shqiptar

Shqipëria

“Ata na kanë mbajtur gjallë”, Spartak Ngjela tregon realitetin shqiptar

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 10:12
Spartak Ngjela

12 mijë shqiptarë janë larguar me gomone drejt Anglisë këtë vit, dhe piku i lëvizjes ka qenë nga qershori deri në tetor sipas të dhënave të dala nga Komisioni i Çështjeve të Brendshme në parlamentin britanik.

Në 2020-tën, kjo shifër ishte vetëm 50 theksojnë me shqetësim ligjvënësit anglezë.

Për avokat Spartak Ngjelën kjo nuk është një shifër e madhe dhe ikin me gomone apo jo ai e konsideron një sukses.

I ftuar në një studio televizive, ai thotë se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë emigracion të ligjshëm, por ajo çfarë është më e rëndësishme sipas tij, është fakti se ky vend mbahet gjallë prej tyre.

Ngjela: Nuk është shifër e madhe. E konsideroj sukses atë, si me gomone si pa gomone. Unë jam për këtë largim se ai na ka mbajtur gjallë. Sjellin mbi 3 milion euro këtu, ajo na mban. Politika në vitet '92-'96 shkatërroi 500 fabrika në Shqipëri, nuk ka prodhim. Ata na kanë mbajtur gjallë dhe bravo u qoftë! Nuk ka pasur ndonjëherë emigracion të ligjshëm nga Shqipëria, të gjithë e kanë marrë me forcë. Kanë ikur me anije, me të gjitha, ata na kanë mbajtur. Po të mos jenë ata, këtu ha njeriu njerinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat