Debate në Komisionin e Sigurisë/ Salianji për Ardi Veliun: Pocaqi, poshtërsi që vendosni një analfabet në krye

Shqipëria

Debate në Komisionin e Sigurisë/ Salianji për Ardi Veliun: Pocaqi, poshtërsi që vendosni një analfabet në krye

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 11:00
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputeti demokrat Ervin Salianji është përplasur sot me drejtuesin e Komisionit të për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço.

Salianji ka ironizuar drejtorin e AMP, Ardi Veliun, duke thënë se do të dhurojë një abetare që ai të mësojë shkrim e këndim e më pas të bëjë vetingun e punonjësve të policisë.

Pjesë nga debati:

Salianji: Kontrolli i policëve i lihet një polici i cili fyen çdo punonjës, dhe si akt të parë që duhet të bëjmë, duhet ta ndikojmë të kalojë vetingun vete dhe të kalojë klasën, dhe do u jap përfaqësuesve të ministrisë një abetare që të mësojë shkrim e dhe lexim, këtij Veliut, dhe nëse kalon testin hajde të diskutojmë. Se nuk kalojmë dot ligjin që i jep një analfabeti që të kalojë nën veting punonjësit e policisë së shtetit. Abetaren po e jap si kontribut që të mësojë shkrim edhe këndim, se ky fyen çdo njeri. Pse shqetësoheni ju? Ore duhet të shqetësoni nga krimi jo nga librat. Të gjitha këto struktura kriminale i bashkon. Pse bëni zhurmuesin, nuk e mbroni dot se është analfabet. Mos u merr me Ramën, mos u merr me këtë, me kë të merrem. Është e turpshme, është pocaqi, është poshtërsi që vendosni një analfabet politik, i cili në krye të policisë së shtetit.

Naço: Depresioni juaj na shqetëson

Salianji: Po jo mo jo se nuk jemi ne fare në depresion

Naço: Ky është depresion, jeni të dëshpëruar

Salianji: Na lini ta vlerësojnë qytetarët

Naço: Nuk ua zgjidhim dot problemet e brendshme

Salianji: Në vend të largoni njerëzit që janë të përfshirë… (i fiket mikrofoni)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat