"Do të ketë një lëvizje të madhe..."/ Spartak Ngjela zbardh detajet e protestës

Shqipëria

"Do të ketë një lëvizje të madhe..."/ Spartak Ngjela zbardh detajet e protestës

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:55
Spartak Ngjela

Avokati Spatak Ngjela nuk ka pritshmëri për protestën e nesërme të opozitës, që do të zhvillohet para sheshit të Kryeministrisë.Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se kryedemokrati, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk kanë mjaftueshëm vota për të mundur kryeministrin Edi Rama.

“Këta nuk e kuptojnë që nuk kanë vota. Në vend që të vrasin mendjen sesi opozita të riformohet dhe të çojë në krizë politike gjendjen, nuk e kuptojnë. Ku ka protestë kombëtare? Është në sheshin para Kryeministrisë.

Unë ju thashë, që të ketë një lëvizje shoqërore të madhe në funksion të gjendjes ekonomike, duhet ta ndjejnë njerëzit, jo Saliu. E kuptoni që këta nuk ka një doktrinë, këta janë personat që kanë sjellë Shqipërinë këtu, 92′-96′ kanë shkatërruar 500 fabrika dhe uzina’, theksoi ai.

Partia Demokratike, Partia e Lirisë dhe partitë e tjera opozitare do të zhvillojnë protestë më 12 nëntor në orën 16:00, në sheshin para Kryeministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat