Stuhi e reshje shiu! Dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj, përmbytje në këto zona

Shqipëria

Stuhi e reshje shiu! Dalin nga shtrati lumi Gjadër dhe disa përrenj, përmbytje në këto zona

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 09:33
Shqipëri

Reshjet intensive të shiut gjatë natës së djeshme kanë bërë që përroi i Glinës dhe lumi i Gjadrit të dalin nga shtrati në Vaun e Dejës. Prurjet e mëdha të ujërave kanë shkaktuar përmbytje dhe kanë shkatërruar rrugë lagjes në qytetin e Vaut të Dejës, si dhe në Njësitë e Administrative Vig-Mnele dhe Hajmel.

Nuk ka energji elektrike në shumicën e Njësive Administrative të kësaj bashkie. Ndërkohë që autoritetet lokale po marrin masa për evakuimin e banorëve në rast të përkeqësimit të situatës.

Problematike shfaqet situata dhe në bashkinë e Malësisë së madhe, ku përroi i Thatë në fshatin Kamicë ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve intensive.

Në fshatin Bajzë uji ka përmbytur dy banesa të familjes së Mark Qosjas dhe Asllan Culajt, ku mjetet e MNZSH kanë punuar për thithjen e ujit me pompa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat