Vështirësohet lëvizja e automjeteve në bypass-in e Murrizit/ Breshëri krijon probleme

Shqipëria

Vështirësohet lëvizja e automjeteve në bypass-in e Murrizit/ Breshëri krijon probleme

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 15:11
Foto ilustrim

Lëvizja në bypass-in e Murrizit, pjesë e rrugës së Arbrit është vështirësuar gjatë ditës se sotme.

Reshjet e shiut ja kanë lënë vendin breshërit i cili ka krijuar shtresë në rrugë e për pasojë ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe Qarkut Dibër.

Ulja e ndjeshme e temperaturave pritet ta vështirësojë akoma më shumë lëvizjen në këtë aks rrugor për shkak edhe të dherave që biejnë vazhdimisht pranë hyrjes së tunelit të Murrizit në Xibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat