Përplasen dy makina në rrugën Transballkanike në Vlorë, dy të plagosur!

Shqipëria

Përplasen dy makina në rrugën Transballkanike në Vlorë, dy të plagosur!

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në rrugën transballkanike në Vlorë.

Panorama.al mëson se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku njëra prej tyre përfundoi mbi rrethrrotullim.

Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në spitalin rajonal të Vlorës.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat