​Begaj takon Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit

Shqipëria

​Begaj takon Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 14:33
Foto nga vendngjarja

Presidenti I Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, ka takluar nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Nedim Vlorën.

Begaj e ka falënderuar Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit.

“U takova sot me Nedim Vlorën, nipin e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar dhe figurës qendrore të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Nedimi është një pasardhës i denjë i Ismail Qemalit dhe kjo kuptohet më së miri nga pasioni me të cilin ai flet për Atin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ndamë së bashku emocionet që i paraprijnë natyrshëm ardhjes së kësaj date të shënuar. E falënderova Nedim Vlorën për të gjithë kontributin që ai ka dhënë jo vetëm për të nderuar figurën e Ismail Qemalit, por për të sjellë në vëmendje kontributin e vyer të të gjithë të parëve të tij në shërbim të kombit tone”, ka shkruar Begaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat