Fitoi pafajësinë në shkallën e parë, Apeli i Posaçëm i jep goditjen e fortë anëtares së KPK

Shqipëria

Fitoi pafajësinë në shkallën e parë, Apeli i Posaçëm i jep goditjen e fortë anëtares së KPK

Më: 25 nëntor 2022 Në ora: 12:58
Etleda Çiftja

Apeli i Posaçëm vendosi të riçelë hetimin gjyqësor ndaj Etleda Çiftes, anëtares së KPK që fitoi pafajësi në shkallën e parë. Në datën 30 nëntor nis pyetja e 8 dëshmitarëve.

Gjykata e Posaçme e deklaroi të pafajshme anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Etleda Çiften. Gjykata pranoi faktin e kryerjes së veprimeve fiktive nga Çiftja, por, sipas saj, në ndryshimin e shifrës së vlerës së një sipërfaqe trualli, është bërë në marrëveshje mes palëve kontraktore.

SPAK kërkonte dënimin me 1 vit burg për Etleda Çiften, të konvertuar në 2 vite Shërbim Prove, të akuzuar për “falsifikim të dokumenteve” dhe për “deklarim të rremë të pasurisë”.

Sipas SPAK, Çiftja ka bërë deklarim të rremë në deklaratat e saj në ILDKP në lidhje me burimin e të ardhurave për blerjen e dy sipërfaqeve trualli. Ndërkohë, nga hetimi ka rezultuar se dy sipërfaqet e truallit Çiftja i ka blerë nga familjarët e saj, me qëllim krijimin e një situate fiktive për të marrë një kredi për blerjen e një apartamenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat