Meta pret delegacionin e Mongolisë, zbardh detaje nga takimi: Ja për çfarë diskutuam

Shqipëria

Meta pret delegacionin e Mongolisë, zbardh detaje nga takimi: Ja për çfarë diskutuam

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 15:37
Foot nga takimi

Kreu i Partisë së lirisë, Ilir Meta ka pritur delegacionin e Mongolisë që ndodhen në një vizitë zyrtare në Tiranë me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Meta zbulon se takimi ishte shumë miqësor dhe mori një dekoratë të lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, Ukhnaa Khurelsukh.

“Prita sot delegacionin e kryesuar nga Kryetari i grupit parlamentar të miqësisë Shqipëri-Mongoli, z. Battumur, të cilët po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Tiranë, me ftesë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pranova me kënaqësi dekoratën e lartë të akorduar nga Presidenti i Mongolisë, z. Ukhnaa Khurelsukh.

Takimi ishte shumë miqësor dhe i urova një vizitë të mbarë në ditët në vijim,” shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat