Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërrojnë jetë dy persona

Shqipëria

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, ndërrojnë jetë dy persona

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë Durrës mëngjesin e kësaj të diele. Sipas News 24, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë ndërruar jetën dy pasagjerët, ndërkohë që drejtuesi i mjetit është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, drejtuesi i mjetit është shtetasi A.T, 26 vjeç, ndërkohë që deri tani është identifikuar vetëm njëra nga viktimat, një 26-vjeçare me inicialet S.T.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetases tjetër që humbi jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat