Dy vajza humbën jetën pas aksidentit në autostradë, shoferi i dehur emër i njohur për policinë

Shqipëria

Dy vajza humbën jetën pas aksidentit në autostradë, shoferi i dehur emër i njohur për policinë

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një aksident tragjik i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, i mori jetën dy personave, ndërsa ngeli i plagosur rëndë shoferi i automjetit.

Viktima mbetën 26 vjeçarja, Silva Tom Gjergji dhe një pasagjere tjetër që ndodhenin në makinën e drejtuar nga 26-vjeçari Arbër Tivari, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Sipas detajeve të zbuluara, shkak ka qenë shpejtësia me të cilën po qarkullonte, 26 vjeçari Arbër Tivari i cili drejtonte makinën. 

Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi një vit më parë u paraqit i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit dhe pas një hetimi nga policia në banesë iu zbuluan armë dhe municion luftarak. I riu i cili njihej si problematik në Durrës, mësohet të ketë qenë i arrestuar tre herë nga policia.

Tre të rinjtë kishin qëndruar në një lokal në zonën e Currilave në Durrës dhe më pas janë kthyer drejt Tiranës. Gjatë orëve që qëndruan në lokal në Durrës mësohet se të rinjtë kanë konsumuar edhe alkool. Në afërsi të Sukthit, Tivari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat