Ambasada amerikane, mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Shqipëria

Ambasada amerikane, mesazh të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 10:33
Urimi i ambasadës amerikane

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot festën e Çlirimit nga pushtimi nazist.

Me një mesazh në “Facebook”, ambasada shprehet se ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare.

“| 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat