“Në ato mesazhe përgjuese ka dosje përvëluese”- Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Mund të fillojnë arrestimet nëse…

Shqipëria

“Në ato mesazhe përgjuese ka dosje përvëluese”- Eksperti i kriminalistikës paralajmëron: Mund të fillojnë arrestimet nëse…

Më: 29 nëntor 2022 Në ora: 22:59
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se Eurojustic ka në posedim mijëra mesazhe nga përgjimet e aplikacionit “Sky ECC” që mund të çojnë në arrestime të shumta.

Sipas Karamuços në këto përgjime ka dosje përvëluese për shumë persona.

“Janë mijëra mesazhe të Sky në kuadër të Eurojustic që kur kanë marrë këto të dhënat. Në këto mesazhe ka dosje përvëluese. Një historik shumë i madh. Mund të fillojnë arrestime nëse përdoren ato mijëra mesazhe”, tha Karamuço.

Ndërkohë ish-prokurori i krimeve të rënda Eugen Beçi foli për përgjimet në WhatsApp, duke sqaruar se diçka e tillë është e mundur të ndihët në Shqipëri, por kostot janë shumë herë më të mëdha se sa përgjimet e telefonatave.

“Teorikisht është i mundur të realizohet edhe në kohë reale. Ka kosto shumë më të shtrenjte. Blihen programe. Kostoja e përgjimit të WhatsApp është shumë më e shtrenjtë se përgjimi i telefonatave. Mund ta bëjë prokuroria e posaçme”, tha Eugen Beçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat