E mbështollën me çarçaf, e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në furgon, si ndodhi rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës dy vite më parë

Shqipëria

E mbështollën me çarçaf, e tërhoqën zvarrë dhe e hodhën në furgon, si ndodhi rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës dy vite më parë

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 06:39
Jan Prenga

Dy vjet nga rrëmbimi dhe vrasje e Jan Prengës në zonën e Kamzës, sot policia dha njoftimin se është arresutar në Spanjë nga një urdhëruesit e rrëmbimit dhe bashkëpunëtor në krim. Bëhet fjalë për 40-vjeçarin me tre emra, Gentjan Funiqi, alias Gentjan Martini, alias Festim Olomani, i cili u kap gjatë një operacioni mes Policisë spanjolle e Policisë shqiptare.

Po çfarë ka ndodhur në Jan Prengën?

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 Janar 2020, dhe prej gati 2 vitesh trupi i tij nuk është gjetur ende. Ngjarja ndodhi në kompleksin ‘Golden’ në Shijak, ndërsa policia me anë të pamjeve filmike provoi praninë e trupit të tij dhe vendosi pas hekurave Leonard Hajri, Bajram Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj, ndërsa sot në burg ka mbetur vetëm kopshtari Festim Bexhdili.

Tashmë, edhe sipas SPAK ai u ekzekutua me urdhër nga “kokat” e bandës, për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

Në pamjet filmike shfaqen rrëmbyesit, Hajri dhe Bexhdili duke fshehur provat si, pistoleta apo fenelina policie. Ndërkohë që trupi i Jan Prenges ndodhej i pajetë në tokë.

Sipas gjykatës, Jan Prenga qëndron pa lëvizur nga ora 11.32 deri ne 18.12 minuta, çka konfirmon faktin se ai ka ndërruar jetë, ndonëse trupi i tij nuk është gjetur nga policia. Pas kësaj ore rrëmbyesit nxjerrin nga nje makine Range Rover trupin e mbështjellë me qese e çarçaf, e tërheqin zvarrë  dhe e fusin në një furgon të bardhë.

Fesim Bexhdili është njeri nga personat që asgjësoi kufomën. Të nesërmen Bexhdili dhe Olsi Turja pastrojnë gjurmët e krimit në garazh.

Dëshmia e Anton Prengës 

Në datën 18.1.2020, një ditë pas rrëmbimit të vëllait tim, unë jam kthyer në Shqipëri, për t’u interesuar për vëllain tim që më ishte marrë peng, Jan Prenga. Kur unë kam qenë në Shqipëri, Astriti më ka thënë se kishin komunikuar me shtetasin Gentjan Doçi, i cili u kishte thënë se: ‘Ju e dini se ku e keni vëllain (që nënkuptonte që ju më keni marrë lëndën narkotike dhe ne ju kemi marrë vëllain)’. Po kështu, pas rrëmbimit të vëllait, ka hyrë në kontakte sërish Gramozi, i cili ka komunikuar sërish me Ndrekën, të cilit i ka pohuar se:

‘Unë e di se si janë gjërat, por unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj ju, pra, vëllai juaj, Astriti, së bashku me Gëzim Shullanin, se do lirohet pengu’, çka nënkuptonte se duhet të kthenim pjesën e mallit që kishin marrë Astriti me Gëzimin. Pasi kanë folur me Gramozin, vëllai im, Astriti, së bashku me Gëzimin, i kanë kthyer sasinë prej 106 kg lëndë narkotike, në Londër, disa personave nga shteti i Polonisë, të cilët i kishte dërguar Gramozi me Gentjan Doçin. Unë nuk e di as vendin dhe as kohën kur ishte kthyer kjo sasi lënde narkotike, por për këtë më ka treguar vëllai im, Astriti, i cili më ka thënë që ua kemi kthyer gjërat, si dhe 700 mijë paund, për sasinë që Astriti me Gëzimin kishin prekur nga sasia totale e lëndës narkotike. Ditën e mërkurë të kësaj jave, me sa më kujtohet, ka qenë data 22 janar 2020, është kthyer malli (lënda narkotike) dhe po atë ditë Gramozi ka kontaktuar në telefon me Ndrekën, Astritin dhe Gëzimin dhe u ka thënë se brenda dy orësh, vëllai i marrë peng, Jan Prenga, do lirohet…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat