Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Petrit Vasili: Hakmarrje e një kryeministri mafioz, peng i botës së krimit

Shqipëria

Sulmi ndaj ‘Prestige Resort’/ Petrit Vasili: Hakmarrje e një kryeministri mafioz, peng i botës së krimit

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 13:08
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili shkoi pranë ambienteve të Prestige Resort në Golem këtë të enjte dhe e ka denoncuar sulmin ndaj këtij biznesi si një hakmarrje e kryeministrit Edi Rama ndaj linjës editoriale që ka mbajtur grupi mediatik i drejtuar nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, Irfan Hysenbelliu.

Deklarata e Petrit Vasilit: Jemi përpara një skene besoj e cila do mbetet në memorien e shqiptarëve se si një kryeministër i kapur kokë e këmbë nga krimi, peng i krimit të brendshëm e ndërkombëtar ngre dorën ndaj gjithë atyre që tregojnë të vërtetat në publik.

“Prestige Resort” sot po vuan hakmarrjen e denoncimit të aferës së Portit të Durrësit, denoncimeve për inceneratorët, tenderave që fitohen dhe me 101% të cmimit e duke nxjerrë të palarat e një kryeministri mafioz, peng i botës së krimit.

Isha deshmitar vete i nje operacioni policor me rreze rreth 2 km rrethuar gjithë zona nga gjithë anët për të prishur një strukturë elitare e shumëvlerësuar nga turistët vendas e të huaj.

Kemi një kryeminister peng i interesave shumë të zeza që sot kanë të bëjnë me cdo gjë tjetër por jo me biznesin e mbrojtjen e investimeve e vendeve të punës por vetëm me interesa personale të tij e izolimit të vërtetave që i dhembin në palcë Ramës.

Po përpiqet në mënyrë të dhunshme për t’u treguar të gjithëve që po vete drejt fundit me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Sot ky krim i pashembullt shetëror është ballë për ballë me gjithë bizneset në zonë që nesër mund të jenë viktima të kryeminsitrit.

Ky biznes është i lidhur me një grup mediatik linja editoriale e të cilit ka qenë profesionale e i orientuar me të vërtetën.

Problemi me të vertetën është halli më i madh i cdo kryeministri e një njeriu të bërë peng i mafies.

Cdo e vërtetë zbulon lidhjet dhe tmerron kryeministrin si kryemiratuesi e kryepërdoruesi i të gjithë këtyre.

Bashkë me Prestige Resort është i gjithë grupi mediatik linja editoriale e të cilave ka qenë te e vërteta.

Kullat në mes të Tiranës legaliziohen pa problem se s’kanë grupe mediatike. Ky është kërcënim që kushdo ka lidhje me median të kuptojë që kushdo që do guxojë të thotë një të vërtetë do goditet.

Këto janë përpëlitje të një njeriu të cmendur e të kapur deri në fyt nga interesa shumë të zeza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat