Reagon ashpër Ilir Meta: Hakmarrje primitive dhe skizofrenike! Po dhunohet biznesi i ligjshëm

Shqipëria

Reagon ashpër Ilir Meta: Hakmarrje primitive dhe skizofrenike! Po dhunohet biznesi i ligjshëm

Më: 1 dhjetor 2022 Në ora: 14:18
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar shkresën që vërteton se ‘Prestige Resort” është ndërtuar me leje dhe në përputhje me ligjin.

Meta në një reagim në Facebook thekson se vetë kryeministri konfirmonte pesë vite më parë lejen e resortit, ndërkohë që ditën e sotme pa paralajmërim dhe në shkelje të procedurave dhunon biznesin e ligjshëm.

Kjo sipas Metës është një hakmarrja primitive dhe skizoferen e kreut të qeverisë.

“Pesë vjet më parë konfirmonte zyrtarisht se “Prestige Resort” ishte me leje ndërsa sot pa paralajmërim, në shkelje të çdo ligji dhe procedure dhunon një biznes të ligjshëm dhe model, me një hakmarrje primitive dhe skizofrenike.

Koha për t’i vënë fadromën bandës në pushtet që nuk njeh as Kushtetutë dhe as ligj!”, thekson Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat