Berisha për aferën e Portit të Durrësit: Rama gjeti një arab që ka qejf investimet tek diktatorët!

Shqipëria

Berisha për aferën e Portit të Durrësit: Rama gjeti një arab që ka qejf investimet tek diktatorët!

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën për aferën e Portit të Durrësit, ku sipas tij, synon të shfarosë këtë port.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë nr.7 në Tiranë, Berisha tha se apartamentet në këtë zonë do të shiten me 3 mijë euro për metër katror.

Berisha tha se Rama gjeti një arab që preferon të investojë tek diktatorët, teksa i ka premtuar kryeministrit se do ta bëjë miliarder.

Berisha: Kjo protestë është një rast i jashtëzakonshëm për t’u dhënë një përgjigje të gjitha mashtrimeve që ka bërë Edi Rama. Dhjetra e qindra milionë euro që ka shpenzuar për të mashtruar botën. Duhet t’u dëshmojmë europianëve se nuk jemi popull i varfër sepse jemi vend i tillë, por jemi të vjedhur nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Fondet e taksapaguesve shqiptarë, për çdo vepër publike, vidhen nga qeveria. Vidhen 5 fish e 6 fish.

Një shkollë nga hajduti i beetonit në Tiranë, ndërtohet me 3-5 mln euro. Ndërkohë shkollat ndërtohen standard në të gjithë vendet e Europës. Kushtojnë rreth 700 mijë euro. 5 mln euro ndërton shkollën ky zdromsi i betonit. 5 mln euro ndërton shkollën “Sami Frashëri”. Ne jemi më të vjedhurit se kushdo tjetër.

Pasuritë tona publike vidhen. Shihni portin e Durrësit. Gjendet një arab që ka pasion investimin tek diktatorët, dhe i thotë Edi Ramës do të bëjë unë si veten, miliarder. Hajde ta marrim bashkë këtë portin. Porti sot është pasuria më e madhe publike për shqiptarët. Tani ne do blejmë mallra se do bëhet miliarder Rama. Kush do paguajë koston e transporteve që do vijnë këtu? Do i paguajnë qytetarët.

Ai merr me 1 euro, 200 hektarë tokë. I ka vënë çmimin e apartamenteve 3 mijë euro metrin katror. Ndërton Dubain e tij dhe mjerimin e shqiptarëve. Sigurisht tani thotë do ndërtojë port. Ai ka ndërmend të mbyllë portet e Shqipërisë. Vlorën e mbylli, Sarandën e mbylli ndërsa tani po mbyll dhe Durrësin. Ky po ç’bën Shqipërinë funksionalisht. Ky po vjedh në këtë mënyrë.

Edi Rama nuk mund të përfaqësojë. Ai me veprimet e tij, i nxin çdo ditë imazhin Shqipërisë. Ai na bëri ne të jemi populli i gomoneve. Kjo sepse na vjedh. Vjedh votën, dhunon liritë, shkatërron bizneset. Nuk ka ligj. Duhet të jemi aty sepse ai për pushtetin e tij nuk njeh moral, nuk njeh ligj dhe standard.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat