Sa lekë duhen paguar për fashën 800 KW? Mbi 80% e qytetarëve nuk e kanë idenë, ja përgjigjja e tyre

Shqipëria

Sa lekë duhen paguar për fashën 800 KW? Mbi 80% e qytetarëve nuk e kanë idenë, ja përgjigjja e tyre

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Pavarësisht diskutimit për të vënë në fuqi fashën 800 KW orë mbi konsumatorët familjarë, shqiptarët ende nuk kanë informacion të saktë se si do të përkthehet në vlerë financiare kjo fashë konsumi.

Vetëm 18.3 % e tyre janë përgjigjur saktë pyetjes së Barometrit “a e dini ju sa lekë duhet të paguajë një familje nëse harxhon 800 KW?” Kjo përqindje është përgjigjur saktë, që përkon me vlerën reale të faturës 800 KW, që është 9.1 deri në 10 mijë lekë të reja.

Në përgjigjet e kësaj pyetjeje, bën përshtypje se 44.1 % janë përgjigjur “nuk e di”. Ndërsa 4.3 % mendojnë që 800 KW është e barazvlefshme me 10.1 deri në 11 mijë lekë të reja, 14.9 % mendojnë që 800 KW është e barazvlefshme me 8.1 deri në 9 mijë lekë të reja.

Nga të gjithë gjetjet e Barometrit për këtë pyetje kuptohet qartë që megjithë diskutimin e gjatë në të gjitha nivelet publike dhe politike, të vendosjes së fashës 800 KW për konsumatorët familjarë, një pjesë shumë e vogël e tyre kuptojnë realisht çfarë kosto financiare ka kjo fashë.

Në një tjetër grafik, qytetarët, në një pjesë të madhe të tyre e kanë të qartë se çmimi i energjisë elektrike ende nuk është rritur. Janë 81.8% që janë përgjigjur “jo” pyetjes “referuar faturave tuaja, a është rritur çmimi i energjisë që paguani?”

13.6 % e tyre i janë përgjigjur “po” kësaj pyetje, dhe 4.6 % i janë përgjigjur me “nuk e di”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat