IKMT gati të shpërthejë godinën e “Prestige Resort” me eksploziv, eksperti i sigurisë: Vendim i nxituar

Shqipëria

IKMT gati të shpërthejë godinën e “Prestige Resort” me eksploziv, eksperti i sigurisë: Vendim i nxituar

Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 14:11
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa e ka cilësuar të nxituar vendimin e IKMT për të shembur me eksploziv godinën e Prestige Resort, pasi gjykata ende nuk është shprehur.

Ai deklaroi se publiku ka nevojë të dijë kushtet në të cilat po ndodh shpërthimi, pasi kjo situatë ndikon në filozofinë e çdo biznesi apo personi që kërkon të bëjë investime në vendin tonë.

“Unë mendoj se është i nxituar. Mund të vendoste gjykata për ta pranuar ose për ë niis e pranuar për të krijuar klimën e besimit në këtë vend. Fakti që punohet edhe në ditë të shtunë dhe të dielë. Ajo nuk mund t’i kryejë më funksionet e saj. Ajo ka mbetur vetëm si statujë e vlerësimit që do të bënte gjykata.

Ata nuk po pyesin më për pasoja. Njoftimi nuk ishte për të thënë që ka një paligjshmëri por kemi vetëm njoftimin final që në orën 3 do të bëhet shpërthimi. Publiku ka nevojë të dijë. Çdo ngjarje që ndodh ndikon në filozofinë e çdo biznesi dhe çdo personi që do të bëjë investime në vendin tonë”, deklaroi ai.

“Drejtësia nuk përfundon me eksploziv. Do ë jetë një luftë e gjatë për të rifituar të gjithë vlerën e atij biznesi. Këtu flasim edhe për një dëm moral dhe pasigurie që nuk kompensohet. Sepse pjesa tjetër kompensohet pasi drejtësia nuk do të mungojë. Ndërtime të tilla nuk ka pse të prishen. Flasim për një deklaratë të kryeministrit që thotë që nuk do legalizojmë por do të shkatërrojmë ato ndërtesa që janë bërë për interesa fitimi.

Ndërhyrjet me shpërthim bëhen larg zonave të banuara që nuk kanë mundësi të dëmtojnë struktura të tjera apo të rrezikojnë jetën e banorëve përreth. Nëse do dëmtohen pronat përreth, ata duhet ta dëmshpërblejnë”, tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat