Arjan Çani flet për aksionin e paligjshëm të IKMT-së: Hysenbelliu të marrë disa masa, jam i sigurt që do dëmshpërblehet

Shqipëria

Arjan Çani flet për aksionin e paligjshëm të IKMT-së: Hysenbelliu të marrë disa masa, jam i sigurt që do dëmshpërblehet

Më: 5 dhjetor 2022 Në ora: 22:03
Foto ilustrim

Gazetari Arjan Çani ka komentuar mbrëmjen e sotme sulmin ndaj “Prestige Resort” në studion e emisionit Open në News 24.

Ai tha se dyshon se sulmi i tretë i Ramës do arrijë deri në atë pikë që të mos jepet lajm as në media. Çani u shpreh se jetojmë në një regjim të rrezikshëm ku çdo gjë mund të ndodhë.

“Unë dyshoj se sulmi i Ramës do vazhdojë deri në atë pikë që kur të vijë sulmin e tretë ai do e bëjë që lajmi të mos jepet as nga vetë mediat, pra do të thotë se ai do vijë që të marrë çdo gjë këtu. Unë do këshilloja zotin Hysenbelliu që të marrë disa masa për veten e vetë, mendoj se është i rrezikuar.

Çfarëdo problemi të ketë pasur ai hotel tregon se këtu ka diçka. Jetojmë në një regjim të rrezikshëm ku çdo gjë mund të ndodhë. Ajo që dua të them është se për fatin e keq të njerëzve që kanë punuar në atë hotel, sot kompanive të zotit Hysenbelliu i mungon një pronë e madhe.

Unë jam i sigurt që ai do dëmshpërblehet. Jemi para një fakti të kryer, News24 është një media shumë e ndjekur. Kur shteti të sulmon në këtë mënyrë njeriu duhet të mbrohet, ose është dhe tërheqja që nuk besoj se do vijë”, tha Çani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat