“Budallallëk shqiptar”, Ylli Manjani flet për samitin e BE në Tiranë

Shqipëria

“Budallallëk shqiptar”, Ylli Manjani flet për samitin e BE në Tiranë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 00:50
Ylli Manjani

Juristi Ylli Manjani se qëllimi pse samiti i BE mbahet në Tiranë lidhet me mesazhin që unioni do t’i japë Ballkanit Perëndimor.

Në emisionin Now në Euronews Albania, Manjani u shpreh se është budallallëk ballkanas dhe shqiptar të thuash se samiti u mbajt tek ne se jemi më të mirët.

Sipas tij, samiti nuk do t’i shërbejë për qëllime elektorale as Ramës dhe as Berishës.

“Së pari vetë BE s’e ka menduar kaq gjatë sa po mendohemi ne pse u zgjodh Tirana, janë tre samite të mbajtura në Ballkan për Ballkanin. Në 2021 në Zagreb dhe u fol për Ballkanin, edhe nesër nuk do flitet për Tiranën, nuk është ditë as për të festuar as për të protestuar. Është një mesazh që BE do t’ia japë Ballkanit Perëndimor për të treguar që vendi juaj është në BE. Askush s’mund të thotë që jam unë më i miri në Ballkan se ky është budallallëku ballkanas dhe shqiptar. Për reklamë është gjë e mirë”, tha Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat