Kamioni përplaset me fouristradën në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet shoferi

Shqipëria

Kamioni përplaset me fouristradën në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohet shoferi

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 09:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrendit.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra- tjetrën, e si pasojë ka mbeturi i dëmtuar lehtë një shofer.

Një mjet i tonazhit të rëndë ka goditur makinën tip fouristradë dhe për pasoje nga goditja ka përfunduar në kanal.

Shoferi fouristradës është dërguar në spitalin rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat