Aksident me vdekje në dalje të Tiranës, makina përplas një person

Shqipëria

Aksident me vdekje në dalje të Tiranës, makina përplas një person

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 18:40
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkozë-TEG. Policia bën me dije se një automjet ka aksidentuar një person i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende identiteti i drejtuesit të automjetit dhe as rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i rëndë. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

“Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat