Zbardhet dëshmia, i biri sulmoi fizikisht Berishën, çfarë deklaroi nëna e Gert Shehut para policisë

Shqipëria

Zbardhet dëshmia, i biri sulmoi fizikisht Berishën, çfarë deklaroi nëna e Gert Shehut para policisë

Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 23:56
Sali Berisha

Nëna e 31-vjeçarit Gerti Shehu, i cili sulmoi fizikisht ish-kryeministrin Sali Berisha gjatë protestës së sotme, është shoqëruar për disa orë në Komisariatin Nr.1 ku është marrë në pyetje.

Gazetarja e Abc News, Xhensila Kodra bën me dije se nëna e Shehut ka treguar se djali i saj nuk ka ndonjë krah politik, por prej vitesh kurohej sepse ka vuajtur nga çrregullime të shëndetit mendor.

Ajo ka pohuar se kohët e fundit i biri nuk ka qenë i gatshëm t’i konsumojë medikamentet. Ndër të tjera, ajo e ka porositur të kishte kujdes kur të dilte jashtë ambienteve të banesës.

Kodra bën me dije se janë shoqëruar edhe persona të tjerë, një prej tyre mjeku psikiatër që ka ndjekur prej gushtit të këtij viti me medikamente Gert Shehun. Ai ka pohuar të njëjtat versione si nëna e 31-vjeçarit.

Një pjesë tjetër janë paraqitur vetë në amibentet e komisariatit, badigardë dhe simpatizantë të Berishës, që ishin pjesë e dhunës së ushtruar ndaj Gert Shehut pas incidentit. Gjithashtu pritet përgjigja e analizave nëse Gert Shehu ka qenë në efektin e lëndëve narktoike apo alkoolit.

Aktualisht një grup oficerësh i janë drejtuar spitalit të Traumës, pasi gjendja e Gerti Shehut duket më e qëndrueshme dhe pritet ta marrin në pyetje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat