Dhunimi i Berishës, test droge për agresorin, prokuroria “zbërthen” kartelat mjekësore

Shqipëria

Dhunimi i Berishës, test droge për agresorin, prokuroria “zbërthen” kartelat mjekësore

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 17:06
Dhunimi i Berishës

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar kartelat mjekësore të 31-vjeçarit Gerti Shehu që dhunoi dy ditë më parë kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prtotestës së opozitës.

Shehu rezulton me precedent të mëparshëm penal për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe trafik droge.

Gjithashtu të riut po i bëhen edhe analizat e testit të drogës, nëse i riu ishte nën efektin e tyre gjatë kryerjes së aktit.

Mbi 31-vjeçarin rëndojnë dy akuza: goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje.

Para oficerëve të policisë Shehu ka thënë “Kisha inat personal”. I riu ka dhënë deklarata kontradiktore, pasi ndonëse në njërën ka thënë se kishte inat personal, në të tjerat mësohet se nuk ka dhënë arsye. 31-vjeçarit i është komunikuar masa e arrestit në Spitalin e Traumës.

Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën që lidh selinë e Partisë Demokratike me bulevardin Dëshmorët e Kombit. Gert Shehu, u shpëtoi nga duart truprojave dhe arriti që të godiste me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha, teksa ky i fundit po marshonte për në bulevard. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Berishës  dhe simpatizantët të Partisë Demokratike, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 31-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat