Flet mjeku i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën: Ja nga çfarë vuan Gerti Shehu

Shqipëria

Flet mjeku i 31-vjeçarit që sulmoi Berishën: Ja nga çfarë vuan Gerti Shehu

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 22:57
Sadik Lala

Mjeku psikiatër Sadik Lala, i cili ka lëshuar dokumentin që vërteton probleme të shëndetit mendor të Gerti Shehut, ka patur një ndërhyrje në emisionin “Opinion”, ku ka dhënë detaje mbi dokumentin.

Lala tha se ky dokument është lëshuar me kërkesë të familjes, pasi Shehu kishte bërë një sherr dhe kishte një problem ligjior. Ai tha se e kishte vizituar për herë të parë Shehun në vitin 2017, por i riu vuan nga psikoza dhe nuk kishte marr mjekimin rregullisht.

“Klinika që unë drejtoj zhvillon aktivitetin e saj privat që në vitin 2007. Është një klinikë e liccencuar konform rregullave.  Ai që quani dokument është vërtetim i gjendjes shëndetësore. Të gjithë gazetarëve u kam bërë një mesazh standard dhe opinionin tim e kam shprehur në Facebookun tim personal. Si një profesionist mendoj se nuk është me vend prononcimi me vend e pa vend për ngjarje të këtij lloji. Në ngjarje të këtij lloji duhet bërë një ekspertizë mjeko ligjore.

Pacienti formalisht ndiqet tek unë që në vitin 2017. Unë kam shkruar në dokument që në vitin 2018. Në vitin 2017 vjen mamaja e djalit dhe tregon shqetësimet që ka. Mes të tjerave marr vesh që Gerti kishte qenë mjekuar edhe më parë nga mjekë të tjerë. Pacienti është i transkuruar, që në gjuhën mjekësore është një person që nuk merr mjekime korrekte dhe këtë e them me bindje të plotë.

Në një dokument mjekësor në standardet e punës ne jemi të kujdesshëm në ccdo detaj dhe në ccdo fjalë, sepse ka shumë rëndësi në finale, sepse në një fazë pas 2 vjetësh apo 3 vjetësh apo 5 vjetësh mund të shfaqin një problem. Pacienti ka patur me mua sipas regjistrave të klinikës, në harkun kohor 2018- 2022 ka patur afërsisht 8 ose 9 vizita. E ëma ka ardhur herë pas here për këshillime”, tha Lala.

Mjeku pohoi se dokumentin e ka kërkuar familja. “E ka kërkuar familja, sepse sipas familjes personi ishte ndaluar në polici, kishte bërë një sherr. Në rastin kur një person ka një problem ligjor, ne japim dy kopje. Një për familjen dhe një për policinë. Pacienti vuan nga psikoza: deluzione, haluccinacione dhe sjellje të ccorganizuar. Në këtë foto që keni ju në ekran unë e konsideroj një delusion”, tha mjeku i cili u shpreh i gatshëm të shpjegojë përpara prokurorisë.

Mjeku pohoi se Shehu ishte gjithashtu përdorues i drogës dhe praktikant i besimit mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat