Përplasja Rama-Kim/ Ngjela: Kryeministri është i çmendur nëse është konfliktuar me Amerikën

Shqipëria

Përplasja Rama-Kim/ Ngjela: Kryeministri është i çmendur nëse është konfliktuar me Amerikën

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 22:34
Spartak Ngjela

Temë e diskutimit në emisionin “Open” në News 24, këtë të hënë, ishte përplasjet e fundit mes kryeministrit Rama dhe ambasadës amerikane.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin, avokat Spartak Ngjela deklaroi se në momentet e një lufte në Ukrainë dhe një konflikti ruso-amerikan për zonat e influencës, politika e SHBA-ve nuk do të shkakton kurrë përplasje me kryeministrin e një vendi mik. Por shtoi se nëse kjo ka ndodhur në rastin e Shqipërisë, atëherë sipas tij kryeministri i vendit është i çmendur.

Ngjela shtoi se Amerika do ta përfundojë reformën në drejtësi në vend ose nëpërmjet SPAK, ose me forcë ushtarake, por pa e sqaruar qartazi se si mund të ndodhë me opsionin e dytë.

“Unë nuk kam parë që të ketë konflikt kryeministri me ambasadoren, ajo është përfaqësuese e presidentit amerikan. Ajo që ka filluar qeveria, qeveria ka filluar procesin procedural për ndryshimi ne ambasadorit, keni ndonjë dijeni se si bëhet? Është bërë ndonjëherë që qeveria të fillojë procedurën për ambasadorin amerikan. Kjo bëhet vetëm me vendet e mëdha. Ja paska dhënë këtë të drejtë Shqipërisë, nuk  e di. Duke parë që ka konflikt ruso-amerikan në vend, nuk ka mundësi që politika amerikane të konfliktohet me kryeministrin, shefin e mazhorancës. Politika nuk është flagrancë. Politika amerikane në një kohë të vështirë si kjo Ballkanin perëndimor e ka të domosdoshëm, nuk mund të konfliktohet me të, nëse është konfrontuar kryeministri është i çmendur. Kjo do të thotë se politika amerikane këtu është në një reformë, ata thonë që do eliminojmë korrupsionin. Kryeministri thotë rubla, gabim bën, nëse ka informacion duhet ta shpallë.

Tani dalim te SPAK-u. Kemi një fakt, ambasadorja amerikane tha që SPAK-u është i trembur dhe i blerë. Trembjen e ka nga falangat e krimit në Shqipëri mendoj unë, çështja qëndron se ajo tha që janë trembur e blerë. Kryetarin po të donin e mbanin, e kanë deklaruar se SPAK-un e drejtojnë vetë. Pse nuk e mbajnë, se ndoshta është një nga ato segmentet që thamë, ose i blerë ose i trembur. Do ta bëjnë ose me SPAK ose me forcë ushtarake sepse e kanë të domosdoshme për luftën me kundërshtarin e madh. Shqipëria është në këtë situatë, SPAK-u po veproi do shpëtojë. Forca e Amerikës është shumë e madhe, e kanë të tyren mazhorancën plotësisht”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat