Nga frenat e tek ulja e kilometrave, 30% e mjeteve ngelin në kolaudim, çfarë pritet tashmë nga janari

Shqipëria

Nga frenat e tek ulja e kilometrave, 30% e mjeteve ngelin në kolaudim, çfarë pritet tashmë nga janari

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Nga janari deri në fund të nëntorit, 30.7% e makinave kanë ngelur në kolaudim ose janë refuzuar, thënë ndryshe 107,610 mjete. Ato kanë shfaqur problematika të theksuara në sistemin e frenimit dhe drejtimit, goma që nuk plotësojnë kushtet, në sistemin e shkarkimit të gazrave, rrjedhje të vajit dhe trendi i viteve të fundit, ulje të kilometrazhit.

Përmes kësaj të fundit, synohet që makinat të marrin “ok” në kolaudim, që më pas të shiten me vlera më të larta në treg. Drejtuesit e këtyre mjeteve nuk janë pajisur me Certifikatën e re të Kontrollit Teknik dhe kjo mund të mundësohet vetëm në rastet e rregullimit të anomalive apo të përditësimit të statusit të kilometrave dhe përfundimisht të shënohet edhe historiku real në certifikatë.

Një tjetër shqetësim i vërejtur janë edhe tentativa e drejtuesve të mjeteve për errësim të xhamave pa certifikim, gjë që është e ndaluar me ligj.

Ndërkohë, një sistem i ri i quajtur “e-Monitorimi Interaktiv” po instalohet në çdo Qendër të Kontrollit Teknik, i cili ka në përbërje të tij kamera inteligjente, të cilat do të lexojnë dhe ruajnë në mënyrë automatike pamjet e mjeteve të riskut dhe të listës së zezë.

Në treg sot ka një numër të konsiderueshëm mjetesh që janë hedhur me kilometrazh të pavërtetë shumë më të lartë nga ajo që kanë të shënuar realisht. Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor bënë ri-kontrolle vullnetare mjetesh për verifikim të kilometrazhit për historikun e mjetit përpara çdo shitjeje.

Nga janari i vitit të ardhshëm çdo mjet do të targohet për herë të parë vetëm pas leximit me mjete inteligjente i statusit real të kilometrave, duke shmangur në këtë formë abuzimin, në të kundërt nuk do të jepet leja për targim dhe Cerftifikata e Kontrollit Teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat